Teknologji

Baidu-ja nxjerr në shitje 4% të aksioneve


Baidu, kompania kineze e motorëve të kërkimit, do të nxjerrë aksionet dytësore në tregun e Hong Kong-ut dhe do të shesë rreth 4% të tyre.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se me çmimin aktual kompania do të mblidhte rreth 3 miliardë dollarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Reuters përmes dy burimeve me lidhje të drejtëpërdrejtë në çështje, por të paidentifikuar pasi informacioni ende nuk është bërë publik.

“Aksionet e Baidu-së të listuara në Nasdaq janë rritur këtë vit me 18.1% në çmimin aktual prej 255.14 dollarësh”, zbulon Reuters duke shtuar se kulmi është arritur më datë 19 shkurt me 339.91 dollarë.

Pritej që marrëveshja të lidhej të martën, mirëpo kompania ka pritur që përqëndrimi në tregjet e aksioneve të lehtësohet, veçanërisht në aksionet e teknologjisë.

Nga ana tjetër, vetë Baidu nuk ka pranuar të komentojë lidhur me çështjen.

Lidhur me indeksin, këshilltarët kanë shqyrtuar nga afër Indeksin e Teknologjisë të Hang Seng-ut, i cili ra në 6.4% më 16 korrik duke shënuar rënien më të madhe ditore që nga viti i kaluar.

Masa e Baidu-së është e renditur e fundit në një marzh të qëndrueshëm të kompanive kineze të listuara në Shtetet e Bashkiara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore