Auto

Baidu formon kompani për makinat elektrike


Baidu, kompania kineze e motorëve të kërkimit, pritet të formojë një kompani për prodhimin e automjeteve elektrike inteligjente.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters kompania mund t’i prodhojë automjetet e reja te impiantet në pronësi të prodhuesit të makinave Geely.

Burimet e Reuters-it kanë arritur të zbulojnë se dy kompanitë janë në bisedime lidhur me përdorimin e platformës së fokusuar në makinat elektrike të Geely-t.

Në kompaninë e re, Baidu mund të marrë shumicën e aksioneve dhe fuqinë absolute të votimit.

Baidu e cila po zhvillon teknologji autonome të vozitjes dhe infrastrukturës së lidhjes me internet nuk ka pranuar të japë të dhëna lidhur me bisedimet.

Edhe Geely nga ana tjetër, nuk ka ofruar informacion lidhur me këtë bashkëpunim me Baidu./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore