Aplikacione

Backup dhe Restore në Signal


Për të kryer “Backup & Restore” të bisedave chat në aplikacionin komunikativ ‘Signal’ në telefonat e tipit Android duhen ndjekur disa hapa të thjeshtë.

Hapi i parë ka të bëjë me instalimin e aplikacionit ‘Signal’ në telefon.

Techviral, faqe dedikuar teknologjisë, tregon se duke shtypur ikonën e profilit, në ekran do të shfaqet lista e cilësimeve nga të cilat duhet që përdoruesi të zgjedhi “Chats”.

Në kategorinë “Backups”, duhet të lëvizet ekrani poshtë dhe të klikohet “Chat Backups”.

Më pas, për të aktivizuar këtë opsion, përdoruesi duhet të shtypi butonin “Turn on”.

Në tabelën që do të shfaqet duhet të klikohet butoni “Enable backups”.

Procedura përmbyllet me kthimin te faqja e “Chat backups” dhe shtypjen e butonit “Create backups”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore