Sport

Babai i Leao-s flet për birin e tij rreth rinovimit me Milan-in dhe interesimin e Chelsea-t


Babai i Rafael Leaos pranon se ai po “punon” për një zgjatje të kontratës me Milan-in, pavarësisht se për birin e tij ka interesim edhe nga Chelsea.

Reprezentuesi portugez është në bisedime për të zgjatur kontratën e tij me Milan-in, e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Kuqezinjtë donin të arrinin një marrëveshje para fillimit të Kupës së Botës, por kanë humbur afatin e parë, kështu që negociatat do të vazhdojnë në janar.

“Ne po punojmë për zgjatjen e kontratës së Leao-s me Milan-in”, tha Antonio Leao për gazetën portugeze “Record”.

Chelsea i ka vënë sytë te 23-vjeçari i cili ka një klauzolë prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij.

Megjithatë, blutë bënë një përpjekje për të nënshkruar me Leao-n gushtin e kaluar, kur klauzola tashmë kishte skaduar.

“Deri në skadimin e vitit 2024, ne merremi me gjithçka, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me Chelsea-n, Barcelonën apo Real Madridin”, shtoi babai i sulmuesit.

“Leao-s i pëlqen të qëndrojë në Itali dhe ka. Ai u shpall lojtari më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, jo sepse duket bukur, por thjesht sepse është më i miri”, shtoi portugezi.

Leao është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të Portugezit për Katar 2022.

Sipas raporteve në Itali, Milan-i ka frikë se paraqitjet pozitive në Kupën e Botës do t’i bëjnë kërkesat e Leao-s për paga të papërballueshme.

Gjitashtu thuhet që 23-vjeçari pret që kuqezinjtë të mbulojnë një pjesë të gjobës prej 19 milionë euro që i detyrohet ish-klubit të tij Sporting Lisbon, pasi që ndërpreu kontratën para kohe në mënyrë të njëanëshme në vitin 2018 për t’iu bashkuar francëzëve të Lille.

Kujtojmë që Leao ka shënuar shtatë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë një në ndeshjen e fundit të Serie A të vitit kundër Fiorentina-s në “San Siro”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore