Muzikë

Azet dhe Genc Prelvukaj, lansojnë projektet e reja muzikore


Rep artisti, Azet, ka publikuar këngën e tij më të re më titull “Nicht Da (Jo atje)” e cila është pjesë e albumit të ri të artistit shqiptar të quajtur “Neue Welt”.

Producimi i kësaj këngë me tinguj veror, është bërë nga dyshja, Lucry dhe Suena, kurse për miksimin e masterizimin është përkujdesur Sir Jai.

Kënga është mirëpritur nga fansat e Azetit të cilët kanë shpërthyer me komente pozitive, ndërsa projekti për pak orë ka arritur të tejkaloj shifrën prej 100 mijë klikimesh në YouTube.

Në anën tjetër, edhe këngëtari Genc Prelvukaj ka publikuar prurjen e tij të re artistike.

“Hajde ti kthejmë” është projekti më i ri nga Genci, të cilin edhe e ka vizuelizuar me video klip të bashkangjitur me titra, përshtatur tematikës së këngës.

Kënga është pjese e albumit “Gentvis II” dhe është e shkruar nga vet Prelvukaj, ndërsa për producimin e “Hajde ti kthejmë”, përpos Gencit, është përkujdesur edhe Lacore.

Edhe ky projekt ka rezultuar të pritet mirë nga publiku, dhe deri më tani numëron mbi 50 mijë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore