Lajme

Azerbajxhani do të investojë 1.3 miliardë dollarë për rindërtim në territoret e çliruara


Qeveria e Azerbajxhanit do të akordojë fondin prej 2.2 miliardë AZN (1.3 miliardë dollarësh) për financimin e projekteve që synojnë të rindërtojnë në territoret e çliruara në 2021. Sipash projekt-buxhetit, ky fond do të përdoret për të restauruar infrastrukturën dhe monumentet kulturore dhe historike.

Në këtë projekt-buxhet, fondet që do të akordohen për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, sistemin gjyqësor, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe prokurorinë arritën në 23.4 % të shpenzimeve të buxhetit të shtetit për 2021. Këto fonde kanë pësuar një rritje me 16.3 % ose 937.7 milionë AZN (551.5 milionë dollarë) më shumë se në 2020.

Qeveria ka akorduar mbi 9 milionë AZN (5 milionë dollarë) për të kompensuar dëmet e qytetarëve e saj. Këto dëme erdhën si pasojë e luftës gjashtë-javore me Armeninë mbi rajonin e Nagorno-Karabakh, e cila zgjati nga 27 shtator deri më 10 nëntor.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë pasur përplasje për rajonin e Nagorno-Karababh-ut, i cili së bashku me shtatë rajone të tjera fqinje ishte pushtuar nga forcat armene në një luftë në fillim të viteve 1990. Përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit rifilluan pasi Armenia ndërmorri sulme në shkallë të gjerë ndaj forcave azerbajxhanase dhe civilëve në 27 Shtator.

Armenia fokusoi sulmet mbi qytete dhe vendbanime të populluara, të vendosura larg nga zona e konfliktit si dhe mbi objektiva të rëndësishme strategjike. 44 ditët e luftës përfunduan me marrëveshjen e paqes së ndërmjetësuar nga ana e Rusisë. Paqja u nënshkrua në 10 nëntor nga udhëheqësit azerbajxhanas, rusë dhe armenë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore