Bayern Munich-u dhe Schalke 04 kanë organizuar një ndeshje miqësore në “Veltins Arena”. Të ardhurat nga përballja do të shkojnë për familjet e viktimave nga përmbytjet në Gjermani.
Data e takimit nuk është caktuar ende, por dy klubet kanë rënë dakord që ta vendosin sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë mbështetje popullit të tyre.
Klubi kampion i Bundesligës, Bayern-i ka bërë të ditur se do të dhurojë 1 milion euro në ditët e ardhshme për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
“Pamjet e përmbytjes na tronditën. Ne duhet të jemi së bashku, në një situatë kaq të tmerrshme. Futbolli gjithashtu mbështetet shumë te solidariteti dhe përgjegjësia sociale”, tha kreu i Bayern Munich-ut, Herbert Hainer-i.
“Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë kanë kaluar dhe po kalojnë njerëzit në rajonet e prekura. Me ndeshjen tonë të bamirësisë dhe donacionin, ne duam të mbështesim këta njerëz. Bayern Munich-u qëndron në solidaritet me viktimat e përmbytjes”.
“Falënderoj Schalke-n, e cila menjëherë pranoi të merrte pjesë në iniciativën tonë. Së bashku, si pjesë e ndeshjes së bamirësisë, ne do të nderojmë gjithashtu kujtimin e njerëzve që vdiqën tragjikisht gjatë uraganit”, përfundoi presidenti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
PE-ja miraton liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë
-
Vdekja e 3-vjeçarit nga anestezia – Grupi i mjekëve italianë do të kryejë ekspertizën
-
SPAK u komunikon akuzat ish-zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë Tiranë
-
Liburn Aliu deklarohet për aferën me ambalazhues: Nuk lidhet emri im askund, për çfarë borxhi e kanë fjalën