Shqipëria

Avokati i Nikollë Sherrniku: Vendimi i burgosjes i pa mbështetur në prova


Ilir Dyzeni, avokat i Nikollë Sherrniku, njëri prej të akuzuarve për vrajsen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Xhulio Prelës, deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova.

“Me materialet që u njohëm ne, gjykata ka marrë një vendim të gabuar ndaj të mbrojturit prej meje. Nikollë Sherrniku është absolutisht i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me natën kur ka ndodhur ngjarja”, ka pohuar Ilir Dyzeni.

Avokati thekson se, në momentin e ngjarjes Nikollë Shterrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen së bashku me familjen e tij.

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, një automjet i përdorur nga Sherrniku ka kaluar në orë të përafërta me ngjarjen e vrasjes së efektivit Xhulio Prela.

“Ne do ta provojmë përpara prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë se klienti im është i pa fajshëm, se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Ne kemi mbi 12 dëshmitarë që kanë qenë atë natë deri vonë në darkën familjare për të festar ditëlindjen e Nikoll Sherrnikut”, ka thënë Dyzeni.

26-vjeçari Xhulio Prela, efektiv i FNSH-ve të Shkodrës, sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.

Krimi i rëndë ka ndodhur në të gdhirë të 5 dhjetorit, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, teksa 26-vjeçari u gjet i vrarë me një plumb në gjoks në makinën e tij tip “Volkswagen”.

Prela është nisur nga Tirana në orën 01:00, drejt aeroportit të Rinasit. Aty ka takuar një mikun e tij, të cilin e ka dërguar në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Gjatë kthimit efektivi i policies thuhet të ketë ndeshur një person që kishte dalë nga makina dhe që e ka sinjalizuar me elektrik dore.

Sipas dyshimeve të hetuesve polici Prela, mund të ketë menduar se personi në fjalë ka qenë duke i kërkuar ndihmë, shkak i së cilës është kthyer nga rruga.

Më tej është ndeshur me agresorin i cili ka hapur zjarr drejt viktimës duke e qëlluar me një plumb në kraharor, prej nga ka gjetur dhe vdekjen. Arma e përdorur në vendngjarje ka qenë e tipit TT.

Autor kryesor i ngjarjes pohoet të jetë Brilant Martinaj, momentalisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave makina thuhet ka qenë në pronësi të Sherrnikut, ndërkohë avokati i të arrestuarit ka deklaruar se emrat e tjerë të dyshuar për vrasjen e policit nuk kanë lidhje me klientin e tij./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore