Sport

Avokati Branco nis ‘luftën’ me PSG-në dhe kërkon mbështetjen e Laporta-s


Diskutimet rreth dështimit të fair-play financiar të vendosur nga UEFA, po marrin zë gjithnjë e më shumë në futbollin evropian, sidomos pas nënshkrimit të Lionel Messi-t nga PSG-ja.

Juan Branco, avokati që përfaqëson disa anëtarë të klubit katalanas shkroi një letër publike në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”, ku i drejtohej presidentit të Barcelona-s, Joan Laporta, ta mbështeste në “luftën” kundër PSG-së.

Branco ka ngritur padi kundër klubit francez në Komisionin Evropian dhe në Gjykatën e Lartë Franceze mbi konkurencën e pandershme të punësimit te PSG-ja.

Javier Tebas-i, kreu i La Liga ishte ndër personat e parë që mbështeti Branco-n duke thëne se “La Liga ka denoncuar këto sjellje të klubit-shtet prej vitesh, ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh këtë verë”.

“Juan Branco, ne po studiojmë këto veprime dhe gjithashtu mundësinë e mospërputhjes me Fair-Play Financiar të UEFA”.

Sipas arsyetimeve të avokatit, klubet franceze janë të përjashtuara nga kufiri i pagave, për shkak të rregullit të taksimit deri në 70% të të ardhurave për çdo 1 milion euro.

“Ndërsa klubi francez pret humbje që mund të arrijnë në 500 milionë euro sezonin e ardhshëm, ai vazhdon të punësojë lojtarët më të mirë në kontinent, të liruar nga klubet për shkak të kufirit të pagave”, thote Branco.

“Kjo është e papajtueshme me legjislacionin evropian, i cili imponon rregulla të njëjta në çdo territor të tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian”, shtoi avokati.

Më tej, Branco vijoi të thoshte se kjo është e gjitha “politike”, pasi Katari, shteti pronar i PSG-së, kërkon të ndërtojë një klub flamur që legjitimon organizmin e Kupës së Botës në territorin e tij në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore