Lajme

Avokatët e të dënuarit të Hagës, kundër vendimit për dërgimin në Angli


Avokatët e ish-udhëheqësit politik serb të Bosnjës, Radovan Karadzic, kundërshtuan vendimin e gjykatës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për ta dërguar atë në Britani, që të vuajë dënimin e tij të përjetshëm.

Ata pretenduan se ai mund të vritej nga ekstremistët myslimanë, duke kërkuar hakmarrje për krimet e tij të luftës.

Mbrojtja citoi një sulm në burgun Wakefield në Britani në vitin 2010, ndaj gjeneralit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Radislav Krstic, fytyra dhe qafa e të cilit u prerë nga tre të burgosur myslimanë në qelinë e tij.

Krstic, i cili si Karadzic u dënua për gjenocidin e Boshnjakëve nga Srebrenica, u transferua përsëri në Holandë dhe më pas në një burg polak.

Avokatët  pretenduan se për të zbutur rrezikun për udhëheqësin serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës, ai do të duhej të mbahej “kushte të barabarta”.

Ish-presidenti serb u dënua me burgim të përjetshëm në mars të 2019-ës për masakrën e Srebrenicës, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin gjatë kohës së luftës, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit dhe marrjen e paqeruajtësve të OKB-së peng.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se vendi i tij është krenar për mbështetjen e ndjekjes së drejtësisë në çështjen tij.

Masakra e Srebenicës

Në korrik 1995-ës, forcat nga Republika Srpska e shkëputur nga Bosnja dhe aleatët paraushtarakë vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem kryesisht myslimanë në qytetin e Srebrenica.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) kaloi vite duke hetuar masakrën.

ICTY zbuloi se forcat serbe të Bosnjës filluan planifikimin e gjenocidit gjatë fazës përfundimtare të Luftës tre-vjeçare të Bosnjës, në Mars 1995.

Objektivi i forcave serbe të Bosnjës ishte kapja e Srebrenicës, e cila ishte shpallur pjesë e një zone të sigurt të OKB-së në 1993.

Kur sulmuesit pushtuan Srebrenicën më 11 korrik dhe morën paqeruajtësit peng, rreth 25 mijë boshnjakë u larguan në periferi të qytetit.

Një ditë më vonë, sulmuesit filluan t’i sulmojnë, përdhunojnë dhe t’i vrasin ata.

Më 12 dhe 13 korrik, vajza, gra dhe refugjatë të moshuar u ngarkuan në autobusë dhe u drejtuan për në rajonet nën kontrollin e boshnjakëve.

Pasi vranë më shumë se 8 mijë njerëz nga 13 deri më 17 korrik, sulmuesit hodhën trupat e tyre në varre masive.

Pas masakrës, ushtarët serbë të Bosnjës rihapën varret masive me makineri të rënda dhe zhvendosën mbetjet njerëzore në varret dytësore dhe terciare.

Qëllimi i tyre ishte të fshihnin krimet e tyre. Patologëve iu është dashur të marrin dhe copëtojnë mbetjet njerëzore nga zona të ndryshme.

Gjenocidi i Srebenicës
Roli i Inteligjencës britanike

Inteligjenca britanike luajti një rol në kapjen e tij në Beograd në 2008-ën, pas 13 vitesh në arrati. Gjyqtarët dhe avokatët britanikë u përfshinë në gjyqin kundër tij.

Mbretëria e Bashkuar do të përballojë shpenzimet e ndalimit të Karadzic, por çdo vendim nëse ai lirohet para vdekjes do të jetë një çështje e autoriteteve të OKB-së në Hagë.

Karadzic nuk do të jetë i pari shtetas i huaj i dënuar për krime lufte që është mbajtur në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

Pesë burra të dënuar për krime lufte nga gjykatat për ish Jugosllavinë janë dërguar në burgjet britanike të sigurisë së lartë në të kaluarën.

Ata përfshinin ish gjeneralin serb-boshnjak Radislav Krstic, ish-presidentin e Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç, kur ai po gjykohej në Hagë me akuzat e krimeve të luftës dhe gjenocidit. Por ai vdiq në 2006 para se të përfundonin procedurat ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore