Teknologji

Avokaado merr 700 mijë euro fonde


Platforma e menaxhimit të ciklit të jetës së konsumatorit, Avokaado, ka siguruar 700 mijë euro fonde fillestare jashtë Estonisë për të vazhduar zgjerimin në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Tech.eu, faqe kushtuar të rejave teknologjike në Evropë, shkruan se Avokaado është krijuar në vitin 2016 nga Mariana Hagström, avokate dhe ish administratore e një studioje ligjore.

“Ne e shohim menaxhimin e ciklit të jetës së konsumatorit si burimin e vetëm të së vërtetës në lidhje me kontratat e korporatave dhe dokumentacionet në të gjitha njësitë e biznesit ngjashëm siç ka qenë menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorin dekadën e kaluar”, ka thënë Hagström.

“ParticleX e Hong Kong-ut erdhi si investitor strategjik. Raundi përfshiu gjithashtu 344 mijë euro të mbledhura përmes platformës së investimeve Funderbeam, e cila së fundmi siguroi një licensë tregtare në Estoni”, tregon Tech.eu.

Platforma u krijua për menaxhimin e dokumentacioneve brenda ekipeve për të zgjidhur proceset joefikase të kontratave.

Aktualisht, Avokaado nuk është i përqëndruar vetëm te studjot ligjore, por ndihmon departamentet e shitjeve dhe të burimeve njerëzore në të gjitha sektorët.

Sipas Tech.eu, kompania e cila është me qendër në Talin, u shërben firmava ligjore dhe korporatave në rajonin e saj të lindjes, në Norvegji, Suedi, Poloni dhe Belgjikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore