Avdyli pyet Sylën: A keni ndonjë problem personal me Qeverinë Kurti?
SHFLETO
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli dhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Altina Marmullaku
24.12.2021 12:32
Loading Icons...
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli i cili është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, ka pyetur kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, nëse ka diçka personale me kryeministrin Albin Kurti pas paralajmërimeve për greva e protesta.
“Në të kaluarën e kam parë që sindikata është angazhuar shumë për ligjet me tryeza, tash ju mungojnë, veçanërisht tash e kam parë, ndoshta ju i dini arsyet, kur ka ardhur Qeveria Kurti keni pasur nervozë më të madhe, a keni ndonjë problem personal me Qeverinë Kurti? Apo kryeministrin Kurti? Çka është problemi?”, deklaroi Avdyli.
Ndërkaq, sipas tij një reagim të ngjashëm nuk e ka pasur Syla kur vendi është qeverisur nga koalicioni PAN.
“Sepse e kam parë një nervoz më të madhe se sa me qeveritë e kaluara sepse unë të njoh që dy dekada nëse e keni një problem apo arsyetim politik diçka atëherë duhet t’i lini anash sepse nuk jeni ju për politik por që t’i mbroni të drejtat e punëtorëve shëndetësorë”.
“A keni reaguar ndonjëherë që ai memorandumi i juaj i nënshkruar me PAN, a është plotësuar? Kurrë nuk iu kam dëgjuar pse nuk keni reaguar se PAN na ka premtuar këtë, këtë e kemi nënshkruar memorandumin para zgjedhjeve dhe nuk është plotësuar”, tha Avdyli.
Ndërkaq, Syla deklaroi se shumica e pikave të parapara në memorandumin e nënshkruar me koalicionin PAN janë përmbushur.
“Pika e katërt apo e 5 ka qenë çështja e pagave dhe çështja e parë ka qenë çështja e buxhetit dhe e dinë atë vit kur kanë ardhur kanë bërë disa intervenime, është bërë Kardiokirurgjia, ka filluar Onkologjia së funksionuari, shumë më mirë është bërë Intensiva e mos të hyjmë detaje, neve nuk ka interesuar fort ka filluar ai ligj”.
Ndërsa, ai theksoi se as me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk ka asgjë personale.
“Sa i përket asaj a kam unë me zotërinë Kurti personale, absolut jo, dhe jo nuk qëndron sepse ki argumente se edhe para aprovimit të Ligjit të pagave kam shkuar në Vetëvendosje, e di zonja Kollçaku nëse ka qenë”.
Ndryshe më 25 nëntor, turni i parë i punës, i gjeti punëtorët e shëndetësisë në grevë urie.
Përmes një komunikate për medie sindikatat kanë kërkuar që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorë të tjerë. Ata kanë kërkuar që ky projektligj të adresohet sa më shpejt n parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.