Lajme

Avdullah Hoti dhe Albin Kurti flasin për fuqizimin e pozitës së gruas


Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ish kryeministri, Albin Kurti, i cili ka dalë fitues në zgjedhjet e fundit në Kosovë, janë deklaruar për të drejtat e grave dhe pozitën e tyre në shoqëri. I pari thotë se ka ndihmuar financiarisht bizneset që drejtohen nga gratë, ndërsa i dyti tregon se çfarë do të bëjë për to, kur të bëhet shef qeverie.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ishte pjesë e aktivitetit “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, ku foli edhe për projektin Masa 4, i cili projekt pritet të ndihmoj financiarisht bizneset e vogla, të cilat kryesisht janë të udhëhequra nga gratë.

Ai thotë se janë të parapara 1 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla të grave dhe organizatat joqeveritare.

“Kemi dizajnuar atë që njihet si Masa 4 në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë. Masa që kemi paraparë prej 1 milion euro është targetuar të shkojë në dy drejtime, përmes ndihmës direkte financiare për biznese të vogla dhe iniciativa të ndryshme individuale që ndikojnë drejtpërdrejtë në biznesin e grave dhe në organizata tjera joqeveritare”, tha ai.

Hoti shton se në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore kanë arritur që në vitin 2020 t’i caktojnë prioritet e tyre, ata kanë vlerësuar që duhet të ketë masa të veçanta vetëm për gratë në biznes.

“Kemi punuar bukur shumë që të integrojmë perspektivën gjinore në masa të rimëkëmbjes ekonomike, atëherë patëm ndarë 2 milionë euro prej të cilave 1 milion e patëm shpërndarë kryesisht për institucionet e arsimit parashkollor ku kanë përfituar 115 institucione parashkollore në nivel vendi”, ka shpejguar ai.

Ndryshe nga Hoti, ish kryeministri, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka treguar se çfarë do të bëjë kur të vie në krye të Qeverisë.

Kurti iu bashkua marshit “Marshojmë s’festojmë”, aktivitet i organizuar nga shoqëria civile.

Aty, Kurti tha se qeveria e tij do kujdeset të ketë barazi gjinore dhe të luftojë çdo diskriminim të mundshëm, posaqërisht atë gjinor.

Kurti premtoi 2000 bursa për vajzat studente dhe 160 qerdhe për t’u ja u lehtësuar nënave kujdesin e fëmijëve.

“Prej 2000 bursave për vajzat studente sidomos nëse studiojnë shkenca teknike e natyrore, te 160 qerdhe për fëmije te cilat i lehtësojnë sidomos nenat ane e këndë  Kosovës e deri te prioritizimi i punësimit të gruas me qenë se ne e dimë se vetëm 1 ne 8 gra ka një vend pune do jene ne fokus te qeverisjes sonë te mire”, tha Kurti.

I pyetur se sa gra do të letë qeveria e tij, Kurti u përgjigj se numrat do të jetë përafërsisht me atë të mandatin të tij të parë.

Mandatin e kaluar Qeveria Kurti kishte 5 gra ministre, nga 15 ministri në total.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore