Libra

Avant-Garde/Neo-Avant-Garde


Avant-Garde/Neo-Avant-Garde-Dietrich Scheunemann-it

Kur sociologu i kulturës dhe artit, Peter Bürger, nxori librin e tij me titull Avant-Garde and Neo-Avant-Garde, padyshim se nxiti shumë mendje të ndritura, andaj edhe vepra e tij konsiderohet si një fundament ku kritika e viteve të pastajme është sendërtuar.

Ishin përpjekjet e tij ato që skicuan një profil të dalluar të avangardës, andaj si rezultat i kësaj u krijua një diskurs i hapur për arritjet dhe të metat e lëvizjeve avangardiste të viteve 1910-1920.

Në vitet e ’50-ta dhe të ’60-ta u bënë përpjekje për të riaktivizuar frymën dhe forcën inovative të avangardës, mirëpo teoria e Bürger-it ishte sanksionuese e vërejtjeve të cilat vinin nga neoavangarda.

Hans Magnus Enzensberger-i dhe Octavio Paz-i ishin ata të cilët kishin stigmatizuar manifestimet neoavangardiste, duke i quajtur ato si një përsëritje të pakuptimta të gjesteve avangardiste.

Andy Warhol (American, 1928–1987) Marilyn Monroe (twenty times), 1962–1962, Acrylic on Canvas, 195 x 113.6 cm. (76.8 x 44.7 in.) http://www.artnet.com/artists/andy-warhol/marilyn-monroe-twenty-times-3fsMNfiIKY2QH8sFd9FIxg2

Bürger-i i denonconte aktivitetet e artistëve neoavangardist si “jo autentike” kur ata ekspozonin në muze dhe galeri në formë të protestës. Enzensberger-i, Paz-i, Bürger-i dhe Habermas-i në mënyrë unanime e hedhin poshtë neoavangardën si diçka “anakronike”, “joautentike”, pra, thjesht si “përsëritje rituale” të “veprave dhe gjesteve të vitit 1917”.

Vepra Avant-Garde/Neo-Avant-Garde e Dietrich Scheunemann-it është një përmbledhje e eseve dhe shkrimeve të autorëve kryesor të kësaj fushe. Hal Foster-i në artikullin “Kush ka frikë nga Neo-Avant-Garde?, këmbëngul në vlerën e një “konstruksioni të pavarur të avangardës” dhe nevojës për “rrëfime të reja të historisë së saj”.

Dikotomia mes një avangarde historike para Luftës së Parë Botërore dhe një neoavangarde pas asaj lufte, mund të konsiderohet si një dallim kronologjik neutral.

Megjithatë, në shumë studime përfshihet një gjykim i vlerave, në të cilin i pari konsiderohet avangardë e vërtetë dhe kjo e fundit si një përsëritje epigone e versionit të parë historik.

Dietrich Scheunemann

Sipas Scheunemann-it, Bürger-i me teorinë e tij mbi avangardën pavarësisht se këtë të fundit e quan si historike, ai s’ndalet me aq, por në fokus e ka diskreditimin e neoavangardës së pas Luftës së Dytë Botërore, duke e quajtur atë si të cektë, jo autentike dhe si një imitim të dobët të avangardës historike.

Hausmann-i dhe Richter-i nuk ishin të implikuar direkt në debatin të quajtur si neoavangardë, por polemika e tyre synonte një neodada-izëm.

Sidoqoftë, kjo neo-dada, sipas mendimit të tyre, si neoavangarda e Bürger-it, mendonin se ishte një përsëritje jo-autentike dhe komerciale e paraardhësit të saj historik, por pa ndonjë karakter autentik revolucionar të origjinalit.

Kjo vepër koleksioniste me ese kritike eksploron qasje të reja në studimin e letërsisë dhe artit avangard, filmit dhe arkitekturës.

Ajo ofron një kuadër teorik që shmang nocionet e përcaktuara ngushtë të avangardës. Ai merr parasysh larushinë e qëllimeve dhe drejtimeve artistike të lëvizjeve të ndryshme avangardiste dhe motivon një eksplorim të gjerë dhe të hapur të natyrës së shumanshme dhe shpesh kontradiktore të larmisë së madhe të inovacioneve avangardiste.

Fountain 1917, replica 1964 Marcel Duchamp 1887-1968 Purchased with assistance from the Friends of the Tate Gallery 1999 http://www.tate.org.uk/art/work/T07573

Esetë individuale në këtë vepër përqendrohen në kolazhin kubist dhe fotomontazhin dadaist, në pikturën abstrakte nga anëtarët e grupit holandez De Stijl, në kiminë verbale dhe poezinë dadaiste dhe në artin e trupit nga futurizmi në surrealizëm.

Për më tepër, vepra si e tillë dëshiron të hapë diskutimin e avangardës në një hetim të plotë të aktiviteteve neo-avangardiste në vitet e ’50-ta dhe të ’60-ta.

Për dekada vlerësimi i artit dhe letërsisë neo-avangardiste, filmit dhe arkitekturës vuajti nga një qortim i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës.

Vepra Avant-Garde/Neo-Avant-Garde e Dietrich Scheunemann-it, është krijuar për të kontribuar në një përparim drejt një vëzhgimi më kompetent dhe më të saktë të kësaj fushe kërkimore.

Kontributet përfshijnë një diskutim mbi shumëfishat e Warhol-it, si dhe gatimet e botuara të Duchamp-it, format e poezisë konkrete dhe dixhitale, si dhe arkitektonike “Non-Plan”.

Thelbi i veprës bazohet në prezantimet dhe diskutimet e një seminari kërkimor tre-ditor të mbajtur në Universitetin e Edinburgut në shtator të vitit 2002.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore