Shqipëria

Autoritetet shqiptare shoqërojnë 20 ish-anëtarë të MEK-ut


Një operacion i beftë është zhvilluar gjatë orëve të fundit mes Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Anti-Terrorit, GJKKO-së dhe Policisë i cili është përmbyllur me shoqërimin e 20 ish-anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri.

Nga të dhënat paraprake zbulohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve për spiunazh të lidhura me qeverinë iraniane.

Me urdhër të GjKKO-së janë kryer edhe disa kontrolle banesash dhe zyrash.

Në këto hapësira qëndronin personat të cilët kryenin aktivitete të ndryshme.

Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim.

Grupimi u krijua në vitin 1965 nga Lëvizja Çlirimtare e Iranit.

Lëvizja bëri thirrje për sovranitet kombëtar, liri të veprimtarisë politike dhe ndarjen e xhamisë nga shteti.

Që në fillimet e tyre e deri në vitin 1970, ata kanë qenë në opozitë me ish-liderin e Iranit, Mohammad Reza Shah.

Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, pasi ishte kundër organizimit shtetëror që bëri lideri Ajetullahu Ruhollah Khomeini.

Ata u shpallën të padëshiruar në vendin e tyre dhe u larguan nga Irani.

Muxhahedinët u krijuan në Irak në kulmin e luftës me Iranin, duke luftuar përkrah trupave të Sadam Huseinit.

Pas rrëzimit të Sadamit në 2003, muxhahedinët u çarmatosën zyrtarisht dhe u rigrupuan në një kamp në Ashraf, pranë kufirit iranian me Irakun. Ajo u bë baza më e madhe e tyre, ku strehohen 3 mijë e 500 mbështetës të grupit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore