Lajme

Autoritetet indiane këkojnë shpërndarësit e ‘lajmeve të rreme’ pas sulmeve anti-myslimane


Një ushtar duke patrulluar pranë një dyqani që iu vu zjarri në fshatin Rowa, rreth 220 kilometra nga Agartala, në shtetin verilindor të Indisë, Tripura, të mërkurën, 27 tetor 2021.

Policia indiane po kërkon autorët e rreth 100 llogarive të mediave sociale të akuzuar për shpërndarjen e “lajmeve të rreme” pas sulmeve të turmave në xhamitë në veri-lindje të vendit.

Dhuna e muajit të kaluar në shtetin Tripura shpërtheu në fund të një mitingu të organizuar nga qindra ndjekës të një grupi nacionalist hindu të djathtë. Incidenti dukej se ishte një sulm hakmarrës i shkaktuar nga vrasja e disa besimtarëve hindu përtej kufirit, në Bangladeshin me shumicë myslimane.

Katër xhami u vandalizuan dhe disa shtëpi dhe biznese në pronësi të myslimanëve u plaçkitën.

Sipas policisë, njerëzit që synonin të nxisnin dhunë të mëtejshme shpërndanë imazhe mashtruese në mediat sociale pas incidentit.

Ushtarë indianë patrullojnë në një rrugë të vandalizuar në dhunën e së martës në Nju Delhi, Indi, 27 shkurt 2020.

“Llogaritë e identifikuara po përhapnin thashetheme, lajme të rreme, video të rreme dhe fotografi të rreme që as nuk ishin të lidhura me Tripura-n”, tha një oficer i lartë i policisë në shtet në kushte anonimiteti.

Një raport i policisë i dhënë në media të shtunën identifikoi 102 postime për të cilat tha se ishin shpërndarë nga “mashtrues të panjohur” për të provokuar konflikt midis “njerëzve të komuniteteve të ndryshme fetare”.

Raportet e mediave lokale thanë se policia i kishte shkruar mediave sociale Facebook, Twitter dhe YouTube për të kërkuar heqjen e postimeve.

Pjesa më e madhe e postimeve fyese ishin hequr të dielën. Ato që mbetën në internet kryesisht dukej se po nënvizonin gjendjen e vështirë të myslimanëve të shënjestruar në sulme.

Protesta kundër dhunës së hinduve në Bangladesh, në Ahmedabad, Indi, të shtunën, 23 tetor 2021.

Sulmet e muajit të kaluar e vendosën shtetin në gatishmëri të lartë, me forcat e sigurisë që ruanin xhamitë dhe policia ndaloi tubimet e më shumë se katër personave.

Tripura drejtohet nga partia Bharatiya Janata e kryeministrit Narendra Modi.

Udhëheqësit e komunitetit mysliman të pakicës në Indi thonë se ata kanë qenë gjithnjë e më shumë subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, me pak mundësi për rekurs zyrtar, që kur partia nacionaliste hindu erdhi në pushtet në vitin 2014.

Rreth kësaj ka reaguar dhe grupi i myslimanëve indianë. Ata deklaruan se, “qeveria e shtetit ende nuk ka nisur ndonjë veprim të madh kundër atyre që kanë ushtruar dhunë”.

Këta të fundit e mbyllën duke thënë se, “ata oficerë policie që nuk parandaluan dhunën duhet gjithashtu t’i nënshtrohen hetimit dhe duhet të ndërmerren veprime kundër tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore