Lajme

Austria lë hapur resortet e skive


Austria mban të hapura më shumë se 400 stacione të skive edhe pse vendi ka hyrë në izolimin e tretë të koronavirusit.

Qeveria ka bërë me dije se meqënëse skijimi është sport në natyrë, mund të praktikohet në mënyrë të sigurt dhe me masa paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit, njofton The Local.

“Situata nuk është kudo e njëjtë”, ka thënë Werner Kogler, ministër i sportve. Do të jenë autoritetet lokale ato që do të përcaktojnë mënyrën se si do të operohet me sportet në natyrë.

Megjithatë, mbajtja e maskës FFP2 në ashensorët e skive dhe në radhët e pritjes është e domosdoshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore