Lajme

Austria dëbon 4 diplomatë rusë


Austria do të bëhet vendi i radhës, i cili do të dëbojë diplomatët rusë nga vendi, duke bërë një lëvizje, e cila parasheh largimin e tre zyrtarëve të Moskës në Vjenë dhe njërit në Salzburg.

Lajmin është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme austriake.

Arsyetimi mbi këtë fakt, është ai i sjelljes jo të duhur nga ana e diplomatëve rusë dhe zhvillimit të aktiviteteve që bien ndesh me parimet themelore të konventave ndërkombëtare.

Afati për largimin e tyre është data 12 prill.

Dëbime të diplomatëve rusë ka pasur ditët e shkuara në numër të madh, duke nisur nga Gjermania e Franca, të cilat së bashku kanë dëbuar 75 diplomatë, Italia, Danimarka, Greqia etj..

Gjithsesi, ende priten veprime të tilla nga Britania e Madhe, Kanadaja apo Australia, të cilat nuk kanë marrë një vendim të qartë mbi qëndrimin e diplomatëve rusë në vendet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore