Në Australi, shkencëtarët kanë zhvilluar provën e parë në botë që pretendohet të masë saktësisht nivelet e një proteine të trurit e cila shoqërohet me depresion dhe çrregullimin bipolar.
New Atlas, agjensi lajmesh, tregon se studimi i ri australian sugjeron se kjo provë mund t’ju ofrojë mjekëve një mjet objektiv diagnostifikues në mënyrë që të vlerësojnë pacientët për një sërë çrregullimesh të humorit.
Proteina e quajtur BDNF luan një rol të rëndësishëm të rimbushjes së qelizave të trurit dhe promovimin e shëndetshëm të funksioneve nervore.
Sipas New Atlas, bëhet e ditur se prania e niveleve të ulëta të proteinës lidhen me sëmundjen e Alzheimer, skizofreni, sklerozë e shumëfishtë dhe çrregullime humori.
Kur studjuesit i referohen BDNF-së, ata flasin për një formë të veçantë të maturuar të proteinave (mBDNF). Mirëpo, shfaqen edhe dy forma të tjera. Pararendësi i BDNF (referuar si proBDNF) dhe prodomeni i BDNF-së.
“Meqë BDNF i maturuar dhe proBDNF kanë aktivitete të ndryshme biologjike duke punuar në kundërshtim me njëra-tjetrën, është thelbësore bërja e dallimit mes dy proteinave”, ka thënë studjuesi Xin-Fu Zhou./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Izraeli sulmon Iranin: Drone mbi bazën ajrore ushtarake në Isfahan
-
5 mijë vizitorë në 3 muaj, Rama: Shqipëria, destinacioni më i sugjeruar
-
Sulmi në Iran, baza dhe prodhimi i raketave: Pse Isfahani është një objektiv
-
Dinari shtyhet në skaje pas “pengmarrjes” së kosovarëve nga “shteti mafioz” i Serbisë