Sport

Australian Open: Naomi dhe Serena në çerek-finale


Naomi Osaka përparon për në çerek finale së bashku me Serena Williams.

Fituesja e tre Grand Slam-eve 23 vjeçare nga Osaka e Japonisë, edhe pse hasi vështirësi kundër ish numrit një të botës nga spanja, Garbne Muguruza, në setin e parë të lojës, ia arriti të nënshkruajë hyrjen e saj për në çerek-finale me rezultatin 4-6 6-4 7-5 në Rod Laver Arena.

Ndërsa veterania amerikane Williams, u përball për të parën herë me bjellorusen Aryana Sabalenka-n, e cila ia vështirësoj mjaftueshëm lojën, si dhe rrugëtimin e Williams drejt Grand Slam-it të saj të 24-t. Serena fitoi me rezutatin 6-4 2-6 6-4.

“Jam e lumtur që ia dola” – tha 39 vjeçarja Serena Williams pas ndeshjes – “nuk ishte e lehtë dhe e dija që nuk do të ishte e lehtë”.

“Por më duhet të them se edhe lojërat që humba, nuk ishin krejt të njëanëshme; midis topave të vështirë që priteshin e hidhedhin sa andej e këndej, në një moment mblodha veten e i thashë: Serena mund t’ja dalësh, mos ndalo”, tha Serena Williams.

Në çerek-finalet e 16 shkurtit Serena Williams pret përballjen me Simona Halep, dy herë fituese Grand Slam-i dhe Naomi Osaka pret duelin me Hsieh Su-Wei, ndërkohë që synon Grand Slam-in e saj të katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore