Sport

Australian Open/ Murray eliminon Berrettini-n


Orët e hershme të ditë së sotme (me kohën tonë lokale) u zhvilluan edhe disa ndeshje në Australian Open.

Dita e dytë e turneut të famshëm të tenisit, solli edhe përballjen interesante mes Matteo Berrettini-t dhe Andy Murray-t.

Tenisti britanik që mban vendin e 66-të në ranglistën botërore të tenisit, triumfoi në një ndeshje që zgjati për më shumë se 5 orë me shifrat 2:3, teksa sfida nisi më së miri për Murray-n i cili fitoi dy setet e para.

Por, Berretini (mban vendin e 14-të në renditjen aktualet të tenisit në botë) u rikthye dhe fitoi dy setet pasardhëse për ta dërguar sfidën në setin final ku Murray fitoi vetëm në “tie-break”.

Sa i takon ndeshjeve të tjera, numri gjashtë i botës, Andrey Rublev mposhti me shifrat 3:0 Dominic Thiem, Taylor Fritz mposhti Nikoloz Basilashvilime shifrat 3: 1, Holger Rune fitoi me shifrat 0:3 ndaj Filip Krajinovic, ndërsa Alexander Zverev e mundi me rezultatin 2:3 Varillas.

Sakaq, ende nuk i ka ardhur radha për të konkurruar një nga favoritëve për triumfin final, Novak Djokovic, që luan ndaj spanjollit Carballes Baena.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore