Për herë të parë në karrierën e tij, Roger Federer, nuk do të marrë pjesë në Australian Open.
Në vigjilje të Grand Slam-it të parë të vitit 2021, planifikuar nga tetë deri më 21 Shkurt, zvicerani 39 vjeçari ka vendosur mos të luajë në turneun e Australisë.
Asnjë takim në Melburn për 39-vjeçarin zviceran, që e ka fituar këtë Grand Slam plot 6 herë në karrierën e tij (2004, 2006, 2007, 2010, 2017 dhe 2018) pa iu shmangur kurrë këtij eventi të madh që nga debutimi i tij në vitin 2000.
Mospjesëmarrja e tij lidhet me operacionin e dyfishtë në gju. Ai është ende në pritje të shërimit të plotë dhe për momentin i lejohet vetëm të stërvitet./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë
-
Euronews Green: Shqipëria prodhon 100 % energji nga burime të rinovueshme
-
Sulm i dyshuar izraelit ndaj Iranit, SHBA mohon përfshirjen
-
Maqedonci: Situata është e qetë – jemi të përgatitur dhe të trajnuar për ta mbrojtur territorin tonë