Lajme

Australia sanksionon vajzat e Putin-it dhe Lavrov-it


Australia ka vendosur sanksione financiare dhe ndalime udhëtimi për vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Këto sanksione vijnë pas lëvizjeve të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar në fillim të këtij muaji.

Po ashtu, nga shteti australian janë sanksionuar edhe 144 senatorë rusë që mbështetën Putin-in duke miratuar njohjen “jo-legjitime” të pavarësisë në rajonet ukrainase të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut.

Kështu ka bëtë me dije Ministria e Jashtme e vendit.

Marise Payne, ministre për Punët e Jashtme, ka thënë se Australia do vazhdojë të vendosë sanksione ndaj Moskës dhe atyre që “mbartin përgjegjësinë për agresionin e pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore