Lajme

Australia pritet të miratojë vaksinat AstraZeneca


Shpërndarja e vaksinës AstraZeneca, është vendosur të fillojë deri në 8 mars pasi 300 mijë dozat e para erdhën në Sidney, të dielën.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, njoftoi mbërritjen e tyre në një deklaratë, duke thënë se “ky ishte hapi i tjetër ndërsa rrisim numrin e të vaksinuarve”.

Vaksina AstraZeneca, e cila tashmë është aprovuar nga Administrata e Mallrave Terapeutike(TGA), është vaksina e dytë Covid-19 që mbërrin në Australi pas asaj Pfizer.

Australia pret të marrë rreth 1.2 milionë doza të vaksinës AstraZeneca nga qendrat e saj të prodhimit në Evropë.  Më pas kompania Australiane, CSL, do të fillojë të prodhojë 50 milionë doza të vaksinës në vend nga fundi i marsit.

Dozat e para të vaksinës së re do të mbahen në një depo në Sidney përpara se t’i nënshtrohen testimit të grupeve nga TGA.

Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha se ai priste që rreth 50 mijë doza të vaksinës Pfizer të vinin gjatë ditëve të ardhshme.

“Është një tjetër moment i rëndësishëm”, tha ai. “Në një dërgesë ne kemi dyfishuar sasinë totale të vaksinave që kanë mbërritur në Australi”.

Dozat e AstraZeneca do t’i nënshtrohen testimit nga TGA përpara se shpërndarja fillojë më 8 mars.

Gjatë një njoftimi për shtyp, Morrison tha se mbërritja nënkuptonte: “Do të jemi në gjendje të shkallëzojmë shtrirjen e vaksinimit në grupet tona prioritare, duke përfshirë australianët më të rrezikuar dhe personelin shëndetësor”.

“Çdo australian që dëshiron të vaksinohet do të jetë në gjendje të marrë një vaksinë këtë vit”, deklaroi Morrison.

Faza e parë e programit mbarëkombëtar të vaksinimit filloi javën e kaluar, me kujdesin shëndetësor që u vaksinuan të parët.

Por, kryeministrja e Uellsit të Ri (NSW), Gladys Berejiklian, u tha gazetarëve se udhëheqësit e shtetit nuk janë ende të sigurtë se si dhe kur e gjithë popullata do të ketë akses në vaksinën.

Berejiklian tha se shtetet ishin të shqetësuara për informacionin që po merrnin në lidhje me kohën e furnizimit.

“Unë nuk do ta fsheh faktin se informacioni është thelbësor. Në këtë mënyrë jemeni në gjendje të bëjnë punën tonë sa më mirë”, tha ajo.

“Sa më shumë informacione të kemi, aq më mirë.”

Komentet e saj vijnë ndërsa NSW shënoi ditën e 42-të pa një rast të vetëm të coronavirus-it të transmetuar në vend, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, qeveria federale e Australisë po zhvillon një fushatë të dytë informimi prej 31 milionë dollarësh në programin e vaksinimit Covid-19.

Fushata fillestare e reklamave të qeverisë, e filluar në janar, u përqendrua në informimin e komunitetit australian në lidhje me procesin e miratimit të pavarur të TGA-së.

“Reklamimi është i rëndësishëm, kështu që njerëzit të kuptojnë se si funksionon programi i vaksinimit. Ata do mund të zbulojnë se kur do të jetë radha e tyre dhe t’u përgjigjen pyetjeve që kanë në lidhje me vaksinat”, tha Hunt.

Ai tha se një njësi që shfuqizon mitet kundrejt vaksinimit ishte ngritur gjithashtu brenda departamentit të punëve të brendshme në bashkëpunim me departamentin e shëndetësisë. Kjo, për të nxjerrë informacion të saktë që teoritë konspirative janë “thjesht qesharake”, si ato 5G.

“Kjo njësi është krijuar për të luftuar ato ide që do të kishin ndonjë ndikim në besimin e publikut”, tha Hunt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore