Përballje

Australia mposht Slloveninë për të fituar medaljen e bronztë në “Tokyo 2020”


Australia ka mposhtur Slloveninë në basketboll për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Australia fitoi me rezultat 93:107, për të siguruar të bronztën olimpike në basketboll.

Australia u mposhtën nga SHBA-të në gjysmëfinale, ndërsa Sllovenia nga Franca.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Australisë filloi e baraspeshuar, por këta të fundit morën një epërsi prej tetë pikëve në çerekun e dytë.

Patty Mills ishte heroi i australianëve, i cili kishte performancë shumë të mirë me 42 pikë e 9 asistime.

Ndërsa ylli i Dallas Mavericsks, Luka Doncic nuk ishte në formën e tij më të mirë pasi shënoi 22 pikë me 8 kërcime e 7 asistime, por me efikasitet të dobët.

Lojtarët që kontribuuan në fitoren e Australisë ishin Joe Ingles me 16 pikë e 9 Kërcime dhe Dante Exum me 12 pikë.

Ndërsa lojtar të tjerë që kishin performanca të mira te Sllovenia ishin Klemen Prepelic me 18 pikë e 7 kërcime dhe Mike Tobey me 13 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore