Lajme

Australia mban të mitur në paraburgim? OKB bën presion


Shteti australian është vendosur nën presionin ndërkombëtar për të zvogëluar numrin e fëmijëve që ndodhen në paraburgim.

Gjatë një sesioni të mbajtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 30 vende i bënë thirrje autoriteteve që të rrisin moshën e përgjegjësisë penale.

Në Australia mosha e përgjegjësisë penale është  10 vjeç.

“600 fëmijë ndodhen në paraburgim në të gjithë vendin”, u shpreh Instituti Australian i Shëndetit dhe Mirëqenies.

OKB-ja  ngriti shqetësimin se pse Australia s’e ka realizuar vendimin për të rritur moshën e përgjegjësisë penale nga 10 në 14 vjeç.

Shumë vende ngritën gjithashtu shqetësime në lidhje me politikat kufitare të Australisë.

Mes tensioneve të vazhdueshme midis Kinës dhe Australisë, përfaqësuesi i Pekinit shfrytëzoi rastin për të kërkuar që Canberra “të ndalonte përdorimin e informacionit të rremë, duke bërë akuza të pabazuara kundër vendeve të tjera për qëllime politike”.

Përfaqësuesi i Kinës paraqiti pesë rekomandime për Australinë, duke përfshirë ndërmarrjen e veprimeve “për të luftuar diskriminimin racor, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike”.

Grupet e shoqërisë civile  australiane ishin të ftuar në seancën e OKB-së. Ata thanë se ishte koha që qeveria australiane të rriste moshën të paktën deri 14 vjeç./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore