Lajme

Australia, habitati natyral i konspiracioneve


Australianët kanë vërtetuar se janë të aftë të adaptojnë çdo teori ndërkombëtare konspiracioni. Ajo amerikane e QAnon, është aplikuar madje edhe në kontekstin vendor.

Ndërkaq në SHBA, teoria mbi QAnon mori fund vetëm pak javë pas daljes në qarkullim. Në Australi nga ana tjetër, problemi vazhdon të jetë i madh. Kjo, për shkak se shteti-kontinent, ka qenë më i ngadaltë në parandalimin dhe kuptimin e rreziqeve që këto teori sjellin.

Është e vështirë të matësh influencën e konspiracioneve dhe përhapjen. Por, për shkak të problematikës, në Australi kanë vendosur të ndërmarrin sondazhe.

Për shembull, rreth 80% e popullsisë, mendon se shpërthimi i virusit në Kinë, është shumë i keq nga sa është deklaruar. Kjo, statistikë, edhe pse nuk ka asnjë fakt mbi këtë çështje.

Rreth 40% prej tyre, mendojnë se virusi është prodhuar në laborator. Lidhjet që Bill Gates ka me krijimin e virusit, i pranojnë si të vërteta 15% e australianëve. Pavarësisht faktit se kjo shifër duket e vogël, në numra konkretë, janë mbi 3.7 milionë australianë që e besojnë si fakt.

Teoria QAnon, lindi në SHBA, për të përshkruar vendimmarrjen e një qeverie në hije, e cila vendos gjithçka ndodh në botë. Në Twitter, përtej Amerikës që kishte numrin më të lartë të postimeve mbi fenomenin, Australia shkonte në shifra shumë të larta të përmendjes.

Kontinenti i largët, ishte po aq i përfshirë në QAnon, sa vende ngushtësisht të lidhura me SHBA-në, si Kanadaja apo Britania e Madhe.

Sot mbi të gjitha, dezinformimi udhëton me shpejtësi marramendëse. Australia, është drejtpërdrejt e përfshirë në këtë valë konspiracionizmi global.

Madje, vendi i izoluar, po bëhet një shtëpi për të gjithë teoritë e konspiracioneve botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore