Aplikacione

Australi/ Influencuesit rrezikojnë burgun për thyerjen e rregullave të këshillave financiare


Në Australi, influencuesit përballen deri në pesë vjet burg nëse shkelin ligjet për këshillat financiare.

Kështu paralajmëron një fletë e re informimi e lëshuar nga Komisioni Australian i Letrave me Vlerë dhe Investimeve (ASIC).

Sipas këtij të fundit, influencuesve mund t’u duhet një licencë për të dhënë këshilla të tilla.

Lëvizja ka ardhur pasi një sondazh i ASIC i vitit 2021 sugjeron që 33 për qind e 18 deri në 21-vjeçarëve ndjekin ndikuesit financiarë.

Dhe se 64 për qind e të rinjve në Australi ndryshuan një sjellje financiare për shkak të një ndikuesi.

Cathie Armor, komisionerja e ASIC, ka treguar se ishte thelbësore që “ndikuesit që diskutojnë produktet dhe shërbimet financiare në internet të respektojnë ligjet e shërbimeve financiare”.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, rrezikojnë ndëshkime të konsiderueshme dhe vënë investitorët në rrezik”, ka vijuar ajo.

Autoriteti ka dhënë po ashtu një numër shembujsh të deklaratave që mund të përbëjnë këshilla financiare.

Nga ana tjetër, ka paralajmëruar se bërja e komenteve mashtruese për produktet financiare mund të shkelë gjithashtu ligjin.

Dhe ka ravijëzuar se ndarja e lidhjeve të filialeve që dërgojnë ndjekës te ndërmjetësit në internet mund të jetë duke ofruar një shërbim financiar dhe mund të kërkojë licencë.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore