Lajme

Australi: Gjendet një dele e egër me 35 kg lesh (VIDEO)


Gjendet pas pesë vitesh një dele e egër. E veçanta saj lidhej me faktin se, kishte të veshur një sasi leshi të barabartë me sasinë që rritet për rreth pesë vjet. Kjo histori i përket deles, me nofkën Baarack, e cila u gjet në një pyll australian rreth 60 kilometra nga Merlbourne.

“Ajo ishte e kequshqyer dhe mezi shikonte për shkak të leshit në trupin e saj,” shpjeguan ekipet e shpëtimit të cilët më pas e dorëzuan atë në Edgar’s Mission Farm Sanctuary, për qethje.

Nga vështrimet e para duket se kafsha në të kaluarën i përkiste dikujt. Ajo kishte një shenjë në vesh, por që vitet e fundit duket se ka jetuar në një gjendje të lirë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore