Auto

Aurora-Volvo: Partnerë për kamionët me autopilot


Dy gjigandët e prodhimit të kamionëve për transportin e mallrave, Volvo dhe Aurora Innovation, do të bëhen bashkë për ngritjen e një sistemi drejtimi të mjetit pa shofer. Kjo do të shërbejë edhe për udhëtimet e gjata dhe parashikohet të ketë impakt gjerë në shërbimet komerciale.

Dyshja pritet të sjellë në jetë një projekt të ngjashëm me atë të robotëve taksi.

Suedezët e Volvos dhe California-nët e Aurora, kanë realizuar projekte të tjera prej vitesh.

Sipas analistëve, ky është një kombinim perfekt. Njohuritë kompjuterike të Aurora-s me eksperiencën e Volvo-s për prodhimin e kamionëve, janë në plotësim të njëri-tjetrit.

Kjo lëvizje vjen edhe për shkak se shumë kompani të tjera po e çojnë vëmendjen drejt kamionëve me autopilot. Duke parë edhe rritjen e shitjeve online, do të kërkohet gjithnjë e më shumë transporti i shpejtë dhe i sigurt.

Kompani të mëdha si Amazon dhe Uber, po punojnë prej vitesh tashmë për përsosjen e sistemeve automatike.

Një nga veteranët e autopilotimit të mjeteve, Tesla, e ka bërë prej vitesh pjesë të fushatës së marketimit mundësinë për të qëndruar pa duart në timon gjatë gjithë kohës.

Nuk dihet ende nëse produktet Aurora-Volvo, do të kërkojnë gjendjen e shoferit në mjet apo jo. Nga ky bashkëpunim pritet gjithashtu të rriten aksionet e të dy kompanive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore