Bota

Aung San Suu Kyi përballë akuzave


Aung San Suu Kyi

Policia në Myanmar, e njohur si Burma, ka ngritur akuza kundër kancelares, Aung San Suu Kyi, pas grushtit të shtetit.

Sipas policisë, ajo do të mbahet në paraburgim deri me 15 shkurt.

Akuzat përfshijnë shkelje të ligjeve të importit dhe eksportit. Gjithashtu, pjesë e akuzave është posedimi i pajisjeve të paligjshme të komunikimit.

Ato janë të vendosura në një dokument policor i quajtur Raporti i Parë Fillestar, i cili është dorëzuar në gjykatë.

Sipas dokumentit, kancelarja është e vendosur në paraburgim, teksa po meren në pyetje dëshmitarë, po kërkohen prova dhe këshilltar ligjor për analizë të pyetjeve të pandehurve.

Gjithashtu dhe presidenti i rrëzuar Win Myint, është akuzuar për shkelje të rregullave që ndalojnë tubimet në kohën e pandemisë, Covid-19.

Ushtria mori pushtetin me 1 shkurt me anë të një grushti shteti, me pretendimin se zgjedhjet e nëntorit janë mashtrim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore