Sport

Aubameyang nuk lejohet të luaj në Kupën e Kombeve Afrikane


Pierre-Emerick Aubameyang po kalon një kohë të vështirë kohët e fundit.

Ai u përball me një problem disiplinor me Arsenalin që e pa atë të zhveshur nga shiriti i kapitenit, ai u nis për në Kupën e Kombeve të Afrikës për të përfaqësuar Gabonin dhe nuk po mundet të luaj.

Sulmuesi fillimisht rezultoi pozitiv me COVID-19, duke e përjashtuar atë nga fitorja e ngushtë ndaj Comoro-s, dhe tani gjërat kanë marrë një kthesë tjetër për të keq.

Aubameyang e kishte kaluar COVID-19, por testet e Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF), tani e kanë penguar atë të marrë pjesë në ndeshjen e Gabonit kundër Ganës pasi u zbulua një problem i dyshuar në zemër.

“Sipas komisionit mjekësor të CAF, Pierre-Emerick Aubameyang, Axel Meye dhe Mario Lemina janë shëruar nga COVID-19, por nuk do të mund të luajnë në këtë ndeshje”.

“Testet treguan probleme kardiake dhe CAF nuk është i gatshëm të rrezikojë lojtarët”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore