Sport

ATP Mexico/ Favoritët fitojnë me lehtësi, finalja e AO përsëritet në gjysmëfinale


ATP 500, që po zhvillohet në Meksikë, ka parë të gjithë favoritët që t’i drejtohen gjysmëfinaleve me lehtësi.

Nënkampioni i Australian Open, dhe njeriu që do të jetë i pari në botë pas këtij turneu, Daniil Medvedev, zbriti i pari në fushë.

Përballë, Medvedev kishte japonezin Yoshihito Nishioka.

Ndeshja për rusin ishte shumë e lehtë, ku ai arriti fitoren në vetëm 71 minuta.

Daniil fitoi 2-0 (6-2, 6-3) me sete, dhe në gjysmëfinale do të përballet me Rafael Nadal, njeriun që e mposhti në Australi.

Nadal kishte një ndeshje relativisht më të vështirë.

Spanjolli numër pesë në botë, u përballë me Tommy Paul.

Seti i parë shkoi shumë mirë për të, ku fitoi 6-0, por i dyti nuk ishte edhe aq i lehtë, me Nadal që u detyrua të luaj deri në tie-break, për të marrë ndeshjen 2-0 me sete.

Ndeshje të lethë kishte edhe Stefanos Tsitsipas.

Në vetëm 1 orë e 18 minuta, greku fitoi 0-2 (3-6, 4-6) përballë numrit 56 në botë, amerikanit Marcos Giron.

Në gjysmëfinale, Tsitsipas do të përballet me Cameron Norrie.

Britaniku fitoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-0) me sete pas vetëm 1 orë e 12 minuta lojë, përballë Peter Gojowczyk.

Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën, kurse të dielën luhet finalja e madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore