Sport

ATP inkurajon tenistët të vaksinohen


ATP (Shoqëria e Tenistëve Profesionist) dhe WTA (Shoqëria e Tenisit për Femra) së bashku, po inkurajon çdo tenist profesionist të vaksinohet sapo t’u jepet mundësia. Kjo pasi disa prej tyre në Miami Open, ngurruan për t’u vaksinuar.

Në kuadër të vaksinimit global kundër coronavirus-it, ATP do të përditësoj rregulloren e saj në mënyrë që të lehtësoj masat për ata që udhëtojnë dhe u duhet të vetizolohen.

Sipas trupit qeverisës së ATP-së në përputhje me rregulloren e re, tenistët të cilët kanë marrë vaksinën anti-Covid nuk do të konsiderohen më kontakte të rrezikuar me ata që rezultojnë pozitiv me virusin.

Në mënyrë që t’i inkurajojë edhe më tej, ATP ka përpiluar një listë për atletët e vaksinuar, në mënyrë që të përjashtohen nga çdo protokoll sigurie që merret zakonisht për këdo që nuk e ka bërë vaksinën.

Me përditësimin e protokollit rregullator të ATP-së, i cili do të aplikohet menjëherë sapo të miratohet nga çdo autoritet i çdo turneu tenisi, atletët e vaksinuar nuk do bëhen më pjesë e situatës së vitit të kaluar (2020), ku një sërë konkurrentësh tek US Open iu nënshtruan masave strikte anti-Covid.

Jo vetëm kaq por, aeroplanët privat të Tenisit Profesional, që tenistët marrin rregullisht për të udhëtuar nga vendi në vend që të jenë të pranishëm nëpër turnetë e zhvilluar në botë, u pezullua për afërsisht pesë muaj që të shmangej sa më shumë mundësia e infeksionit në masë.

“E di që për momentin nuk të garanton asnjë privilegj” – u shpreh tenisti rus Andrey Rublev dhe shtoi se nuk preferon ta bëj vaksinën – “Sidoqoftë mbetesh brenda flluskës”.

Ndërkohë që vaksina nuk ia heq testimet e detyrueshme atletëve, do t’i lehtësoj nga masat ligjore në çdo shtet që do të udhëtojnë për të vazhduar kalendarin e tyre sportiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore