Sport

ATP cup: Nadal tërhiqet nga raundi i parë për shkak të problemeve me kurrizin


Tenisti spanjoll është tërhëqur nga raundi hapës për Spanjën në ATP cup.

Numri 2 i botës kishte në orar ndeshjen me tenistin nga Australia, Alex de Minaur, ndeshje kjo që do zhvillohej në Melbourne Park.

Nadal shpreson që të kthehet në kohë për ndeshjen që Spanja do ta zhvillojë kundër Greqisë të ejnten.

ATP cup po zhvillon vetëm sezonin e dytë dhe ky është një format ndryshe nga çfarë kemi parë në Tënis deri më tani.

12 shtete marrin pjesë në bazë të radhitjes që kanë në tabelën e ATP, këto 12 shtete ndahen në katër  grupe me nga tre shtete, ku të gjitha shtetet zhvillojnë ndeshje përballë njëra tjetrës. Vetëm e para e grupit avanson në fazën gjysëmfinale.

Secili shtet ka nga katër lojtarë, të cilët zhvillojnë ndeshje njëshe dhe dyshe.

Sezonin e parë të ATP cup e fitoj Serbia duke mposhtur Spanjën në finale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore