Sport

ATP 250, Doha: Rikthehet Roger Federer


Pritja e gjatë merr fund. Roger Federer është i gatshëm të kthehet në fushë. Kampioni 40 vjeçar nga Basel-i i Zvicerës, gjatë një interviste në radio-stacionin zviceran SFR, ka njoftuar kthimin e tij në Shoqatën e Tenistëve Profesionist (ATP) 250 në Doha të Katarit, duke filluar nga 8 mars.  Pas një 2020-e për t’u harruar (dy operacione në gju, ndeshja e fundit zyrtare gjysmëfinale e humbur kundër Djokovic në Australian Open vitin e kaluar), ai kthehet me ide të qarta dhe ambicien e zakonshme:

“Kam menduar gjatë kur dhe ku të kthehesha. Australia ishte pak shpejt, për shkak të gjurit tim. Më vjen keq që e humba, sepse është një nga vendet që dua më shumë. Doja të kthehesha në një turne më të vogël, në mënyrë që të mos i nënshtrohesha një stresi maksimal dhe ku mund të luaj në mënyrë më të sigurt”. Dhe pasi përshkruan fazat e ardhshme pas Doha: Wimbledon, Olimpiada dhe US Open, Federer edhe pse tashmë 40 vjeç, deklaron: “Unë dua të luaj tenis gjithë jetën time. Dua të festoj përsëri fitore të mëdha”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore