Tokyo 2020

Atletja nga Bjellorusia nuk pranon të kthehet në shtëpi


Atletja nga Bjellorusia, Krystsina Tsimanouskaya, shkoi në ambasadën e Polonisë në Tokio, për të kërkuar azil.

Tsimanouskaya këtë gjë e bëri, pasi që u dërgua në aeroport pa dëshirën e saj për të fluturuar drejt Bjellorusisë.

Sipas “Reuters”, të dielën stafi i saj erdhi në dhomën ku po qëndronte ajo në Fshatin Olimpik dhe i thanë që ta bënte valixhen gati, për tu rikthyer në shtëpi.

“Trajneri erdhi tek unë dhe më tha se kishte një urdhër nga lart për të më larguar. Në orën 5 të mëngjesit ata erdhën në dhomën time dhe më thanë të merrja valixhet, pastaj më dërguan në aeroport”, tha atletja përmes një mesazhi.

Por ajo refuzoi të hipte në aeroplan, duke i thënë Reuters: “Unë nuk do të kthehem në Bjellorusi”.

Ajo më parë kishte bërë të ditur përmes një video në Instagram se mori pjesë në garën e stafetës 400 metra këtë të enjte në një njoftim të shkurtër nga zyrtarët bjellorusë, pasi disa pjesëtarë të ekipit u zbuluan se ishin të papërshtatshëm për të garuar.

24-vjeçarja ka thënë se ajo u hoq nga ekipi sepse “fola në Instagramin tim për neglizhencën e trajnerëve tanë”.

Ekipi Olimpik i Bjellorusisë megjithatë njoftoi më vonë se ajo u hoq nga skuadra për shkak të “gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike” dhe nuk do të konkurronte as në garën 200 metra e as në stafetën 400 metra.

Ajo tani është në aeroportin Haneda të Tokios me policinë japoneze dhe, sipas gazetarit bjellorus, Tadeusz Giczan, dëshiron të aplikojë për azil në Austri.

Kurse për këtë ngjarje ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke kërkuar një raport të plotë nga Komiteti Olimpik i Bjellorusisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore