Sport

Atletika: Brianna McNeal e pezulluar prej doping


Kampionia e Lojërave Olimpike garat me pengesa në 100 metra, Brianna McNeal, ishte pezulluar më parë nga kompleticionet zyrtare ngaqë rezultoi pozitiv me doping.

Atletia amerikane është akuzuar për “ngatërrim i rezultateve të procesit menaxhues”, citon Trupi i Integritetit të Atletikës.

29 vjeçarja ka fituar medaljen e arit në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Rio de Janeiro (Brazil) në 2016. Gjithashtu, ajo ka qenë kampionia e botës tre vjet më parë.

Pasi dështoi tre herë testet për rregullësinë biologjike, ajo e humbi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të 2017-ës.

Përdorimi dhe ngatërrimi, ose përpjekja për të ngatërruar sistemin sportiv të atletikës, i rrezikon çdo konkurenti një pezullim prej katër vitesh nëse rezultojnë pozitiv.

Meqënëse McNeal ka rezultuar pozitive në të kaluarën, nëse ndodh sërish, ajo rrezikon tetë vjet pezullim sipas rregullores kundër substancave stimuluese të atletikës.

Gjithashtu, ajo u skualifikua në 100 metra me pengsa në Botërorin e 2019-ës, i cili u zhvillua në Doha të Katarit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore