Përballje

Atletico përfiton nga gabimi i Real-it, Correa e nis vitin mbarë


Atletico Madrid ka fituar miniderbin e Madrid-it duke arritur ta marrë vendin e katërt nga Rayo Vallecano.

Pas katër humbjeve radhazi, skuadra e Simeone-s më në fund gjeti marshin e duhur dhe u rikthye te tri pikët.

Në një ndeshje ku të dy skuadrat ishin të penalizuar nga COVID-19, Atletico e gjeti veten më mirë.

Në fakt, njeriu i ndeshjes ishte argjentinasi Correa, i cili po kalon sezonin më të mirë në karrierë te Los Rojiblancos.

Ai ishte autor i të dy golave në fitoren 2-0 të vendasve.

Nga një gol në secilën pjesë ishte i mjafrueshëm për fitoren e rëndësishme të skuadrës së Simeone-s.

Me këtë fitore, Atletico Madrid ngjitet në vendin e katërt, duke përfituar nga humbja e mëhershme e Real Madrid.

Los Rojiblancos poashtu vën presion te ndjekësit, që të gjithë luajnë sot më vonë ose gjatë ditës së hënë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore