Sport

Atletico me hap kampioni


Atletico Madrid-i i Diego Simeone-s ka arritur të mposht Cadiz-in vendas, me rezultatin 2-4. Momentalisht djemtë e Cholo-s janë në vendin e parë të La Ligës me 50 pikë. 10 pikë diferencë dhe një ndeshje më pak, se Real Madrid-i i vendi të dytë.

Serinë e golave në këtë ndeshje, e hapi Luis Suarez-i në të 28’. Shtatë minuta më vonë ndeshja u barazua përkohësisht nga Alvaro Negredo. Një minutë, nga përfundimi i kohës së rregullt të pjesës së parë, Saul Niguez-i shënoi për 1-2, pas një asisti të Thomas Lemar-it.

Me rifillimin e pjesës së dytë, saktësisht në të 50’ përsëri Suarez-i shënon për Atletico-n. Në të 70’ Negredo, shënon golin e dytë personal dhe për Cadiz-in. Jorge Koke do të mendonte për të vulosur shifrat e takimit, në të 88’, pas asistit të Angel Correa-s.

Me dygolëshin e arritur përballë Cadiz-it, Suarez-i kryeson listën e goalshënuesve të La Ligës. 14 gola në 16 paraqitje për El Pistolero-n. Pas tij në listën e golashënuesve janë Youssef En Nesyri i Sevilla-s me 12 gola në 20 ndeshje, Karim Benzema i Real Madrid-it, me 10 gola në 18 ndeshje dhe Gerard Moreno i Villarreal-it me 10 gola në 16 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore