Përballje

Atletico Madrid mposht Real Betis-in


Atletico Madrid ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme, teksa mposhti Real Betis-in në udhëtim me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 27-të në La Liga.

Sfida u zhbllokua shumë shpejtë, kur në minutën e dytë, Joao Felix kaloi Atletico-n në epërsi.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, ku Cristian Tello realizoi një gol të bukur nga jashtë zone.

Pjesa e parë përfundoi në barazim, derisa në të dytën madrilenët u treguan të fortë.

Në minutën e 61-të, Felix ia doli të shënonte golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin e tij me një asistim të Marco Llorentes.

Derisa për të vulosur fitoren e Atletico-s u përkujdes Thomas Lemar që realizoi për 3:1 në minutën e 80-të me një asistim të Antoine Griezmann.

Pas javës së 27-të, Atletico Madrid gjendet në vendin e katërt me 48 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në të tretin.

Ndërsa Betis zbret në pozitën e pestë me vetëm dy pikë më pak se Atletico Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore