Sport

Atletico Madrid-i dhe Inter-i largohen nga Superliga Europiane


Projekti i Superligës Europiane po shkon drejt dështimit. Pas gjashtë ekipeve angleze, janë larguar edhe Ateltico Madrid-i dhe Inter-i, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Projekti i Superligës Europiane u zyrtarizua në orët e vona të mbrëmjes së të dielës dhe ka trazuar ujërat e futbollit.

UEFA dhe FIFA e kanë kundërshtuar që në fillim projektin duke hedhur dhe tone kërcënuese mbi ekipet dhe lojtarët që marrin pjesë në atë kompeticion që nuk është pjesë e tyre.

Superliga kishte 12 ekipe, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Inter, Milan, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Liverpool.

Ndërkohë, Bayern Munich, PSG dhe Borussia Dortmund nuk pranuan të ishin pjesë e saj.

Fillimisht nga 12 ekipet u larguan gjashtë klubet angleze dhe tashmë zyrtarisht largohet edhe Atletico Madrid dhe Inter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore