Futboll

Atletico Madrid eliminohet nga një ekip i kategorisë së tretë


Udhëheqësit e klasifikimit të kampionatit spanjoll, Atletico Madrid, eliminohen në ndeshjen e sotshme gjatë raundit të dytë në kampionatin e Kupës së Mbretit (Copa del Rey), nga UE Cornella – ekip i cili luan në kategorinë e tretë në La Liga.

Goli që solli fitoren Cornella-s dhe i vetmi në ndeshje, erdhi nga një goditje e lirë e qendër-mbrojtësit Adrian Jimenez në minutën e shtatë.

Ekipi i Diego Simeones vazhdoi me 10 lojtarë përgjatë 27 minutave të fundit të lojës, pasi Ricard Sanchez doli jashtë fushës me karton të kuq.

Siç duket, ky është sezoni i dytë rradhazi ku Atetletico skualifikohet nga një ekip i kategorisë së tretë në Copa del Rey. Vitin e kaluar ata humbën kundër Cultural Leonesa.

Seriozisht, que pasó?/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore