Sport

Atletico Madrid dhe Nottingham Forest janë në bisedime për huazimin e Lodi-t


Atletico Madrid dhe Nottingham Forest janë në bisedime për një huazim për mbrojtësin e majtë Renan Lodi, pasi lojtari kërkoi të lejohej të largohej nga Metropolitano në kërkim që të luaj më shumë.

Lodi, 24 vjeç, startoi në vetëm 13 ndeshje në La Liga për Atletico-n sezonin e kaluar dhe ka qenë një zëvendësues i papërdorur në të dyja ndeshjet e tyre deri më tani këtë sezon.

Reprezentuesi brazilian ka folur me menaxherin Diego Simeone për të kërkuar në një klub tjetër, por Simeone do të dëshironte që ai të qëndronte.

Tani më janë zhvilluar diskutime midis Atletico-s dhe Forest-it, me klubin e Premier League që ende nuk ka folur me përfaqësuesit e Lodit.

Kujtojmë se Nottingham Forest nënshkroi edhe Jesse Lingard-in, dhe me transferimin eventual të Lodi-t, do krijonin një ekip mjaft të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore