Futboll

Atletico Madrid afër transferimit të De Paul


Rodrigo De Paul

Atletico Madrid janë të sigurt se do arrijnë marrëveshje me mesfushorin, Rodrigo De Paul, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

27 vjeçari, De Paul, ka qenë i lidhur me klube të ndryshme përpara afatit kalimtar të verës, duke përfshirë Liverpool, Juventus dhe Milano.

Liverpool kërkojnë një mesfushor pas largimit të Georginio Wijnaldum, i cili u bashkua me Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës së tij, dhe po ashtu duket se ata do të humbasin De Paul.

Atletico Madrid pothuajse ka arritur një marrëveshje prej 35 milion € me Udinesen, me vetëm disa detaje të fundit të nevojshme para se ai të mund të jetë pjesë e skuadrës së Diego Simeone.

De Paul ka bërë 36 paraqitje në Serie A për Udinesen këtë sezon, duke shënuar gjithsej nëntë gola dhe duke kontribuar me 10 asistime.

Fituesit e La Ligës nuk kanë pasur një merkato shumë të suksesshme, por De Paul do ishte shumë i rëndësishëm për Atletico Madridin pasi Saul Niguez do largohet nga klubi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore