Përballje

Atletico jashtë Kupës së mbretit, Real Sociedad-i “vjedhë” kurorën


Real Sociedad ka shkaktuar befasinë e natës në Copa Del Rey duke eliminuar Atletico Madrid-in.

Në kuadër të raundit të 1/16 në Kupën e Mbretit, ata ishin nikoçirë të skuadrës së Simeone-s.

Në fakt, Real Sociedad e dominoi takimin nga minuta e para dhe deri te e fundit.

Pas golit të parë, fitorja e tyre nuk u diskutua asnjë moment.

Dhe, goli i parë erdhi pikërisht nga Adnan Januzaj, i cili shfrytëzoi harkimin e Zaldua-s.

Nga një gol në secilën pjesë do ishte i mjaftueshëm për Real Sociedad, dhe golin e dytë e gjetën menjëherë në fillimin e pjesës së dytë.

Autor i golit të dytë ishte Aleksander Sorloth.

Me rezultat 2-0 u mbyll ndeshja, me Real Sociedad që arrin në çerekfinalet e Copa Del Rey.

Atletico Madrid pëson humbjen dhe eliminim e dytë radhazi brenda një jave, pas humbjes përballë Athletic Bilbao-s në Superkupë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore