Sport

Atletico – Athletic, shkëputje apo ngecje?


Është zyrtare: mbrëmjen e 10 marsit, tre skuadrat e para të La Liga-s do të kenë numër të barabartë ndeshjesh.

Në “Wanda Metropolitano”, skuadra e Atletico Madrid do të presë baskët e Athletic Bilbao-s.

Duke qenë se synon të shkëputet dhe të ketë epërsi komode, krahasuar me ndjekësit e Barcelona-s dhe Real Madrid-it, Atletico duhet të ofrojë 100%-shin në fushë.

Në këtë ndeshje, të përzgjedhurit e Simeone-s vijnë pas barazimit të dhimbshëm, që morën në derbin e Madrid-it përballë Real-it.

Deri në momentin e fundit, u duk se Atletico po i afrohej trepikëshit të artë, por pas golit të Benzema-së, në minutën e 88-të, gjithçka ndryshoi.

Në këtë ndeshje për vendasit do të mungojnë Gimenez dhe Herrera, për shkak lëndimi, kurse tek Athletic mungon vetëm Inigo Martinez për shkak të kartonit të kuq.

Atletico është aktualisht tri pikë mbi Barcelona-n dhe pesë mbi Real Madrid-in, ndeshja e sotme do të jetë super e rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore