Stil

Nike prezanton atletet pa lidhëse


Nike, marka amerikane e veshjeve sportive, ka nxjerrë atletet pa lidhëse të quajtura Nike Go FlyEase, të cilat mund të vishen pa përdorur duart.

“Nuk ka lidhëse dhe nuk është e nevojshme të përdorësh duart kur nuk ka lidhëse”, ka thënë drejtuesja e modelit Nike dhe atletistja paraolimpike amerikane, Sarah Reinersten.

Sipas Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, atletet Nike Go FlyEase janë të përbëra nga dy seksione të lidhura ndërmjet tyre me një brez gome, i cili i lejon përdoruesit t’i veshë dhe t’i zhveshë atletet pa përdorur lidhëse apo fiksues tjetër.

Brezi i gomës lejon që atletet të jenë të sigurta si në pozicionin e hapur për të hyrë në këmbë, ashtu edhe në pozicionin e mbyllur kur atletet janë në përdorim.

“Këpucët kanë qenë për një kohë të gjatë të vjetëruara në mënyrën se si lidhen dhe zgjidhen. Kjo është një mënyrë me moderne, më elegante dhe më e lehtë e veshjes së tyre”, ka shpjeguar Reinersten.

Pjesa e thembrës së atleteve është një tjetër përshtatje me mënyrën se si njerëzit veshin këpucët duke u mbështetur në intuitivën e veshjes së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore