Stil

Atletet me përbërje natyrale


Emilie Burfeind, dizajner gjerman, ka krijuar një version atletesh në formë çorapesh të cilat janë të përbëra nga goma e micelit në pjesën e poshtme dhe me ndërthurrjen e qimeve të qenit në pjesën e sipërme.

Sipas Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, atletet janë quajtur “Sneature” dhe përbëhen vetëm nga materiale natyrale të cilat janë të riciklueshme.

Ekziston edhe mundësia që atletet mund të personalizohen sipas dëshirës së klientëve

Sholla përbëhet nga një përbërje miceli
Mund të vishet për afërsisht dy vjet
Shiriti në pjesën e pasme lejon që këpuca të vishet lehtësisht
Teknologjia e thurjes 3D krijon zona të ndryshme të ajrosjes
Goma me përbërje natyrore e largon prezencën e ujit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore