Sport

Atletet e Messit në ankand për 60,000 euro


Atletet që Lionel Messi kishte veshur ndërsa shënoi golin e tij të 644-të për Barcelonën që ishte rekordi për më së shumti gola për një klub, janë nxjerrë në ankand në mënyrë që të grumbullohen para për bamirësi.

Fillimisht Messi i kishte dhuruar atletet tek Muzeu Kombëtar i Artit i Katalunisë, por ata kanë vendosur t’i nxjerrin në ankand dhe me të ardhurat e tyre të kontribojnë për Projektin e Arteve dhe Shëndetit të Spitalit Universitar Vall Hebron në Barcelona

“Arritja e rekordit prej 644 golave ​​për të njëjtin klub më bëri shumë të lumtur,” tha Messi në ankand, “por gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje t’u japësh diçka të gjithë fëmijëve që luftojnë për shëndetin e tyre.

“Shpresojmë që ky ankand të shërbejë për të rritur me të vërtetë ndërgjegjësimin në lidhje me këtë nismë të madhe dhe unë do të doja të falënderoja të gjithë për mbështetjen e një kauze kaq të rëndësishme për mua.”

Real Valladolid ishin kundërshtarët e Messit kur ai shënoi golin e tij të 644-të për Barcelonën në minutën e 65-të më 22 Dhjetor 2020, duke kaluar 643 golat e Peles që ai shënoi për ekipin brazilian Santos.

“Këto atlete futbolli do të zgjojnë një interes të madh dhe do të tërheqin njerëz që ofrojnë shumë para nga e gjithë bota”, tha përfaqësuesja e Christie në Spanjë, Maria Garcia Yelo.

Atletet Adidas Nemeziz Messi 19.1 janë të nënshkruara nga vetë Messi dhe kanë personalizimin origjinal, megjithëse do i hiqet, emri i Antonela Roccuzzo, gruas së Messit dhe po ashtu do hiqen edhe datat e lindjes së Thiago, Mateo dhe Ciro Messit.

Ato do të kenë gjithashtu edhe një certifikatë autenticiteti dhe priten të arrijnë një shumë prej 60,000 deri në 80,000 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore